Deputeti i BDI, Artan Grubi mbrëmë në Top Show me Alban Dudushin ka ofenduar mediumet kumanovare e me këtë edhe gjithë qytetarët kumanovar, përcjell Fol.

I ndjerë në siklet nga debati me Elmi Azirin e ASH ku ky i fundit ja tha sy të gjitha ato të këqija që Grubi dhe BDI ja kanë bërë shqiptarëve, Grubi me këtë rast ofendoi mediumet kumanovare duke i thënë Azirit se po mendon se je në ndonjë televizion të Kumanovës duke aluduar në Tv Festa dhe Tv Hana.

Kjo është një fyerje e rëndë ndaj mediumeve lokale të Kumanovës si dhe ndaj gjithë kumanovarëve!

Përkujtojmë Grubin se pikërisht janë këto dy shtëpi informative që kanë krijuar shumë kuadro në fushën e gazetarisë dhe mediumeve dhe se televizionet shtetërore si Alsat M, Tv 21, Shenja Tv funskionojnë fal profesionalizmit të këyre gazetarëve.