Republika Ilinditase e Maqedonisë, kështu e ka shkruar në shqip deputeti Artan Grubi propozimin e ri të emrit dhe jo Republika Ilindenase e Maqedonisë që është një emërtim i komentuar disa ditë më parë dhe në historinë e vendit.

Përmes një postimi ai ka shkruar këtë emër, duke mos dhënë shpjegime për prapashtesat tek emërtimi Ilinden.

Kryeministri Zoran Zaev tha se propozimi i ri për emrin është Republic of Ilinden Macedonia dhe se ky është një nga opsionet që mund të jetë kompromis për zgjidhjen e kontestit disavjeçar të emrit. Zaev këtë e theksoi pas takimit me liderët e partive kryesore dhe krerët e shtetit.