”Vlerësoj se ky Ligj është mbështetur nga të gjitha palët, sepse të gjitha partitë janë nënshkrues të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Pres opozita ta mbështesë këtë Ligj, edhe pse nuk ishte në kuvend në kohën e votimit. Me këtë ligj do të fitojë Maqedonia, ndërsa do të relaksohen marrëdhëniet ndëretnike, do të mbyllen shumë tema të cilët dalin nga pjesa e normativit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit”, ka theksuar sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Fol.

Grubi ka potencuar se 15-vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me votimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve është rrumbullaksuar marrëveshja paqësore, ndërsa mbetet të zbatohet dhe të falenderohen të gjithëve ‘Për’, por edhe atyre që nuk votuan kundër ligjit.

Ligji për përdorimin e gjuhëve tani do të pret nënshkrimin e kryetarit Ivanov, për çka Grubi pret rezultat pozitiv. /Fol/