Simpatizanti, aktivisti dhe funksioneri më i flaktë I BDI-së dhe Ali Ahmetit, padashje ka zbuluar një fakt tronditës për partinë e tij. Sipas tij BDI-ja u ka blerë apo u ka falur diploma aktivistëve të saj dhe disa funksionerëve. Ai shton se përveç diplomave të shkollës së mesme, BDI iu ka dhuruar disa funksionerëve edhe diploma fakulteti, magjistratura, madje edhe doktoratura.
“Në krah në BDI-së morrën diploma të shkollës mesme, fakultete, magjistratura, doktoratura, edhe pse në shkollë fillore kanë pasur sukses mjaftueshëm, pastaj u bënë drejtorë, deputetë….gjer edhe ministra e zv/ministra” – shkruan Artin Spahiu.