Ditëve të fundit BDI promovon një spot politik ku disa artist shqiptar, Petrit Neziri, Besiana Memedi, Qëndrim Riani, Shkëlzen Baftjari dhe Reshat Ameti bëjnë thirrje që të votohet “Kryeministri shqiptar i BDI-së”, por si duket këta artistë janë turpëruar nga pjesëmarrja për këtë spot.

Këtë e argumentojnë faqet e profilit të këtyre artistëve ku tek asnjëri (përveç Shkëlzen Baftjarit i cili nuk ka profil në facebook), nuk vërehet ta kenë bërë shpërndarjen (share) të këtij spoti politik.
Nga kjo mund të konstatojmë se këto artist nuk e kanë shumë për qejfi idenë e kryeministrit shqiptarë, por shtrohet pyetja atëherë kush i detyroi që të marrin pjesë në këtë spot, borxhet e vjetra, apo frika nga mungesa e mbështetjes financiare nëpërmjet projekteve në të ardhmen.