Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, sot ka nënshkruan marrëveshje për grant me ambasadorin amerikan në vend, z. Jess Baily. Në hapësirat e “Çifte Hamamit” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, u bë nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për realizimin e projektit “Restaurimi i dëmtimeve nga lagështia (e brendshme dhe e jashtme), mbrojtja nga derdhjet e ujërave atmosferike, mbrojtja nga rrezatimi UV dhe rrethimin e vlerës kulturore Çifte Amam, Shkup” mes Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Amerikane në vend.