Anëtaret e Asamblesë së Gruas të LR-PDSH-së, sekretarja Arlinda Mehmetaj, nënkryetarja Naime Islami Zeqiri, Kryetarja e degës së Tetovës Nurije Bajrami si dhe anëtarja e kryesisë qendrore Afërdita Mislimi Hamza kanë marr pjesë në një debat të organizuar nga NDI (National Democratic Institut), ku si temë debati u trajtua pjesëmarrja e grave në politikë – me fokus të veçantë për zgjedhjet lokale të vitit 2017.
 
Asambleja e Gruas ka realizuar bashkëbisedim lidhur me këto çështje edhe me Ambasadorin e SHBA-ve, z. Xhez Bejli, Ambasadorin e Francës, z. Kristian Timonien, si dhe me drejtorin e NDI-së, z. Kris Henshou.
 
©fol.mk