Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti, ka reaguar ndaj deklaratave të zv. Kryministrit për cështje ekonomike Koço Angjushev për disa investime të huaja me vlerë prej 235 eurosh, si dhe ndaj paralajmërimeve të Ministrit për transport dhe lidhje Goran Sugarevskit për një projekt të sapofilluar prej 47 milion eurosh, si dhe paralajmërimet për një investim me vlerë 320 milion eurosh para të buxhetit të RM që pritet të investohet në rrugë dhe mirëmbajtjen e tyre në pjesën e Maqedonisë juglindore.

Flakron Bexheti tha se ASH në princip mirëpret investimet, megjithatë ne si subjekt politik kemi dilemat tona për destinimin e këtyre parave, sepse ka qenë praktikë e deritanishme që paratë nga investimet e huaja dhe nga buxheti i RM nuk janë ndarë në formë proporcionale andaj:

Pyesim Zëvendës Kryeministrin për Ekonomi, Angjushev, Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Sugarevski si dhe ministrat e BDI-së se sa nga 235 milion eurove investime të huaja, sa janë paraparë për pjesën perendimore, më saktë për komunat shqiptare?

Gjithashtu zëdhënësi i ASH Bexheti drejtoi edhe pyetje BDI dhe ministrave të tyre për premtimet e dhëna në disa cikle zgjedhore edhe atë:

“Pyesim BDI- ku janë projektet dhe investimet shqiptare që ju me vite i premtoni në çdo fushatë parazgjedhore?”

Ai gjithashtu BDI vazhdimisht në pothuajse çdo fushatë zgjedhore e ka përmendur hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, dhe nuk është lëvizur asnjë milimetër në këtë drejtim, ndërsa investimet në pjesën juglindore po bëhën realitet.?

Gjithashtu përkujtojmë opinionin se edhe kjo Qeveri ashtu si qeveria e VMRO-BDI, nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e aksit rrugor Shkup – Dibër apo siç është e njohur ndryshe Rruga e Arbërit, dhe vazhdim i Koridorit 8 që do lidhej Shkupi me Tiranën, nëpërmjet Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Durrësit, qe kjo rrugë do të të krijonte afërsi nga Shkupi deri në Tiranë distance rrugore vetëm 210 km, me çrast do të krijohej mundësia që Maqedonia ta përdor edhe portin e Durrësit, i cili ofron mundësi më të lira në rajon, për dallim nga ai i Selanikut dhe Burgasit të Bullgarisë.

Qeveria LSDM-BDI, njejtë si ajo e VMRO, nuk ka filluar asnjë kilometër të Autostradës “Arbën Xhaferi” që e lidh Prishtinën dhe Shkupin, ku Maqedonia në bazë të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, obligohet ta ndërtoj autostradën Shkup – Bllacë e cila është vetëm 12 Km deri në vitin 2018, me crast nuk e ka ndjekur dinamikën e punës që qeveria e Kosovës tani pothuajse e ka mbaruar në tërësi pjesën e saj nga Prishtina deri në kufirin e Elez Hanit, që edhe ishte pjesa më e madhe e autostradës me 70 Kilometra e cila filloi në vitin 2014 dhe me sukses po mbaron ne fund të vitit 2018 ne pjesën me të madhe të saj, prej Prishtine deri në kufirin Kosove-Maqedoni në Elez Han.

Me këtë mund të konstatojmë se vazhdon thellimi i hendekut socioekonomik në mes shqiptarëve dhe maqedonëve, vazhdon trajtimi i shqiptarëve vetëm si burim i finansimit dhe assesi si konsumues i mjeteve buxhetore, ndërsa roli i BDI vazhdon të ngelet “statik” në Qeveri, dukë aprovuar cdo projekt joproporcional të LSDM-së njejtë si në kohën e VMRO-së pa fuqi politike, për të inkorporuar projekte që do të ishin në interes edhe të shqiptarëve, në rastin konkret për të kriju mundësi strategjike, zhvillimore dhe ekonomike edhe me Kosovën dhe Shqipërinë.