Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër djegien e Flamurit kombëtar shqiptar në qendrën e Shkupit nga protestuesit maqedonas qe protestojnë për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ky akt vandal dhe barbar, tregon primitivizmin e disa maqedonasve qe gjithmonë për probleme tjera mundohen ti shërojnë frustracionet e tyre politike duke djegur flamurin shqiptar dhe duke ofenduar shqiptar të pafajshëm.

Bëjmë thirje Ministrit të Policisë si dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiut që sa më parë të gjejnë dhunuesit e Flamurit shqiptar, ti gjejnë autorët e këtij akti shoven, ti nxjerin para drejtësisë dhe t’ju japin përgjigjen e merituar.