8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeASH dhe Arben Taravari, faktor balancues që mund të përcaktojë nëse qeveria...

ASH dhe Arben Taravari, faktor balancues që mund të përcaktojë nëse qeveria do të ruajë shumicën!


Nga Zudi XHELILI
Pavarësisht trysnisë nga partnerët e koalicionit VLEN, për të larguar ASH-në nga qeveria duket se kjo parti politike shqiptare vazhdon të mbajë një pozicion kyç në raport me pushtetin ekzekutiv.
Takimi mes kryeministrit Mickovski dhe Arben Taravarit tregon se, përtej mosmarrëveshjeve, bashkëqeverisja mbetet të shihet.
Pra, ASH mund të jetë faktor vendimtar në përcaktimin e shumicës parlamentare si dhe të ndikoj bindëshëm në rezultatet e zgjedhjeve lokale. ASH përfaqëson një segment të rëndësishëm të votës shqiptare. Kryetari Arben Taravari me ate që ka treguar se është i gatshëm të shkoj vet në zgjedhje, ka bërë ASH një partner potencial për të dyja kampet,
Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në fitoren e pushtetit lokal, që është shpesh baza për negociatat në nivel qendror.
Nëse ASH luan me mençuri, mund të përfitojë maksimalisht nga ky pozicion për të avancuar interesat e votuesve të saj dhe për të konsoliduar fuqinë politike të shqiptarëve në të ardhmen.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments