8 C
Tetovo
E martë, 9 Qershor, 2026
BallinaLajmeDOKUMENT: Ja vendimi me të cilin BDI-ja zyrtarizoi serbishten në Kumanovë

DOKUMENT: Ja vendimi me të cilin BDI-ja zyrtarizoi serbishten në Kumanovë

VLEN ka publikuar dokumentin për të cilin thotë se dëshmon se zyrtarizimi i gjuhës serbe në Kumanovë është bërë më 4 maj 2010, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit.

Në konferencë për media, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, deklaroi se vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës, duke mundësuar përdorimin zyrtar të gjuhës serbe, ndonëse serbët përbëjnë rreth 6.5 për qind të popullsisë së komunës.

VLEN akuzon BDI-në për hipokrizi politike, duke theksuar se partia që sot kritikon çështje gjuhësore, në të kaluarën ka mbështetur zyrtarizimin e serbishtes në Kumanovë. Sipas VLEN-it, dokumenti i publikuar e konfirmon këtë vendim.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments