Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet këtij reagimi, distancohet nga çdo lajmë i rremë dhe shpifje që i adresohet subjektit tonë, kinse do të përkrah kandidat maqedonas në raundin e dytë.

Edhe gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese, kemi mbështetur Marrëveshjen e Prespës me qëllim anëtarësimin e vendit në NATO dhe jemi të përkushtuar maksimalisht në rrugën drejtë integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi që nga themelimi i subjektit Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka punuar dhe do të punojë në drejtim të avancimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët nuk bën pazare politike prapa syve të opinionit as për Zgjedhjet Presidenciale, as për Zgjedhjet Lokale. Qëllimi jonë i vetëm është fitorja e shqiptarëve të sinqertë në të dyja garat që jemi futur.

Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk ka bërë partneritet zgjedhor me asnjë subjekt maqedonas, as që do ta bëjë një gjë të tillë në asnjë moment nëse e njëjta nuk është në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, në harmoni me platformën politike te ASH dhe në transparencë të plotë me shqiptarët dhe opinionin e gjerë. Shqiptarët e dinë mirë se kush bën pazare dhe kush pret radhë në dyert e qeverisë pa asnjë marrëveshje parimore dhe transparente por vetëm për interesa të ngushta klanore apo për mbijetesë nga hipotekat e shumta.

Lajme tendencioze kanë për qëllim që me ç’do kusht tentojnë të defokusojnë opinionin nga protesta e nesërme për Fetah Alimin, apo edhe nga suksesi i Blerim Rekës dhe Arben Agollit, porositësit e lajmeve të këtilla të rrejshme përgjigjen më së miri do ta marrin më 21 Prill!