Aleanca për Shqiptarët do të kërkojë shkarkimin e ministrit Bujar Osmani për shkak të hetimit që Prokuroria Speciale po kryen ndaj tij. Sipas burimeve tona nga Aleanca nuk do të lejojnë që person i dyshuar nga PSP-ja të ushtrojë një pozitë të tillë politike sepse kjo dëmton rëndë procesin e dekriminalizimit dhe reformimin politikës në Maqedoni. Sipas tyre Osmani duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet deri sa të marrë epilog hetimi i Prokurorisë. Nëse shpallet fajtor duhet të vuajë dënimin.

Gjithashtu shkak për shkarkimin e tij thuhet se janë edhe deklaratat e tij të pamatura gjatë fushatës zgjedhore.

Përveç nga Aleanca, shkarkim të Bujar Osmanit kanë kërkuar edhe krahu i luftës brenda BDI-së me arsyetimin se ai është i afërt me presidentin Gjorge Ivanov si dhe për deklaratën e Osmanit dhënë kohë më parë ku fliste për mbrojtjen e identitetit të Maqedonisë./fol.mk/