Puna dhe veprat janë dëshmitari më i mirë i asaj që flasim. Për këtë shkak UNDP ka realizuar një studim nga i cili shihet puna e komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga ky studim kuptojmë se komuna me më së shumti realizim të shpenzimeve kapitale pas kuartalit të tretë është Komuna e Gostivarit, duke lënë pas vetes shumë komuna tjera.

Nëse e krahasojmë me komunën e Çairit për afro 55 % komuna e Gostivarit, është para kësaj komune. Ndërkaq edhe komuna e Bërvenicës, Strumicës, Ohrit, Shën Nikollës, Qendrës, Koçanit, Mogillës e shumë të tjera janë pas komunës së Gostivarit.

Vlen të theksohet se komuna e Gostivarit është transparente gjatë tërë kohës prandaj edhe një raport i tillë për UNDP-në është dërguar në kohë, ndërkohë që shumë komuna tjera, si Struga, Kumanova e të tjera as që kanë dërguar raport të tillë për qëllime të statistikave.

Fshehja e statistikave dëshmon jo transparencën e tyre dhe frikën nga publikimi i dështimeve.

Komuna e Gostivarit është ndër komunat që deri tani ka realizuar shumë projekte të premtuara, ka zvogëluar borxhin e trashëguar të komunës si dhe ka mundësuar zhvillim infrastrukturor.

Aleanca për Shqiptarët