Ne si ASH dega Kumanovë fillimisht mendojmë dhe vlersojmë se qytetarët e Kumanovës apo gjithë Maqedonisë nuk e kanë luksin ekonomik e social të festojnë me koncerte gjithandej nëpër Maqedoni ku dihet se ato para merren nga tatimet e qytetarëve dhe se në kë0të kohë kur shteti përballet me krizë të rëndë socio-ekonomike, mendojmë se më i logjikshëm do të ishte një projekt më serioz ku targetimi do të ishte ndalja e ekzotit të rinjëve dhe gjithë qytetarëve të cilët me të madhe po e lëshojnë vendin.

Megjithate me që Qeveria ka vendosur në këtë mënyrë të feston përmes koncerteve atëhërë ka qenë e rrugës që në këto koncerte të performojnë edhe artistë e këngëtar shqiptar, në rastin konkret nga Kumanova.

Kumanova njihet si vend me një kulturë të pasur dhe një mix këngëtarësh nga zhanret e ndryshme muzikore, si dhe vend ku ka edhe shoqëri kulturoro artistike të cilët funskionojnë dhe përfaqsojnë kulturën shqiptare gjithandej nëpër botë, ndërsa organizatori i këtyre koncerteve nuk e ka pa të arsyeshme që të fton së paku një apo dy këngëtar shqiptar nga Kumanova që të paraqiten në këtë koncert.

Konceptit qytetar i promovuar nga LSDM Maqedonia një shoqëri për të gjithë po i del edhe ngjyra e fundit dhe pikërisht është ky koncert ku tregon se qytetari shqiptar ska të drejtë të degjon muzikë shqipe kur organizator është shteti i tij.

Kjo edhe një herë tregon dhe dëshmon qasjen jo serioze apo fyese e nënçmuese që ky sistem ka ndaj shqiptarëve e në rastin konkret ndaj kulturës shqiptare, ndërsa sa i përket përfaqësuesve shqiptar në Ministrin e Kulturës ata vazhdojnë të jenë figura dhe të ushtrojnë detyrën e administratorëve edhe pse pikërisht ministër i Kulturës në këtë rast është shqiptar.