Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore mbajti një konferencë për shtyp për të rikujtuar ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

“Jemi sot këtu para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të përkujtuar 27 prillin e vitit 2017, ditën kur u rrëzua “regjimi 10 vjeçar Gruevski-Ahmeti”.

Një vit më parë pikërisht në këtë vend, në hyrje të Kuvendit vendosëm një gurë me mbishkrim “27 prill 2017” që simbolizon ditën kur u bë kthesa historike dhe u përmbysë regjimi.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u zgjodhë pikërisht në këtë ditë pati premtuar se do të vendosë këtë gurë në hyrje të Kuvendit për të përkujtuar këtë ditë.
Edhe pas një viti nuk dihet se ku ka përfunduar ai gurë, prandaj sot i bëjmë pyetje publike – Ku mbeti premtimi i Talat Xhaferit dhe përse nuk është vendosur guri në hyrje të Kuvendit?

Ky gurë dhe kjo ditë simbolizon sakrificën dhe hapërimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së, mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave të saj. Simbolizon edhe ikjen e Ali Ahmetit në momentin historik kur po vendosej e ardhmja e vendit.
A është simbolika e ikjes së z. Ali Ahmeti që pamundësoj vendosjen e këtij guri në hyrje të parlamentit z. Xhaferi.”