Një grup profesorësh nga shkolla e mesme “ Nikolla Shtejn“ në Tetovë, me një dokument zyrtar kanë informuar kryetarin e komunës së Gostivarit për parregullsitë dhe shkeljen e ligjit që kryetarja e komunës së tyre, respektivisht kryetarja e Komunës së Tetovës ka bërë me emërimin e jashtëligjshëm të ushtruesit të detyrës drejtor në shkollën e tyre.

Në njoftim, profesorët bëjnë me dije se kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi vetëm në shkollën e tyre ka bërë 3 herë shkelje të ligjit, dhe ende nuk i janë marrë kompetencat nga Ministria e Arsimit. Në shkollën në fjalë, mësimi i të cilës ndiqet në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe turqisht, fillimisht me vendim të kryetares së Komunës, Teuta Arifi në kundërshtim me ligjin për arsim të mesëm, është bërë emërimi i ushtrueses së detyrës drejtor Shkëndije Hyseini, me shkollim jo adekuat për këtë pozicion.

Pas reagimit të profesorëve, Inspektorati Shtetëror i Arsimit i dërgoi vërejtje për tërheqje të vendimit kryetares së komunës, pas çka
kryetarja për të dytën herë bëri shkelje me emërimin e ushtruesit të detyrës, Isan Emini me shkollim të lartë që ligjërisht sërish është person jo adekuat për këtë pozicion. Ndërkaq shkelja e tretë u bë, me emërimin e Shkëndije Hyseinit ndihmës
drejtori, shkollimi i të cilës nuk është adekuat as për këtë pozicion.

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimeve të jashtëligjshme
të kryetares së komunës, Teuta Arifit dhe kërkon përgjegjësi nga Ministria e Arsimit për këtë neglizhencë. Favorizimi që ministri i arsimit Arbër Ademi i bën,bashkpartiakëve të
tij e kanë vënë re edhe këta profesorë, që në vend se në Ministrinë përkatëse, kërkojnë ndihmë nga Komuna e Gostivarit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të mbajë premtimet e dhëna për depolitizimin e arsimit, dhe t’i mirren kompetencat e arsimit kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Kujtojmë se, ky nuk është rasti i parë i shkeljeve ligjore që kryetarja e komunës së Tetovës ka bërë në raport me kompetencat
arsimore që ka.

Aleanca për Shqiptarët