Reagim

Si është e mundur që të kemi vazhdimisht rritje ekonomike, zvoglim të papunësisë dhe rritje të investimeve e mos të jetojmë më mirë, të rritet varfëria madje edhe tek të punësuarit, e veçanarisht te shqiptarët.
Situata idilike e paraqitur nga ministri i ekonomisë demantohet nga disa indikatorë serioz edhe atë:

1. Ikja masive e fuqisë punëtore nga Maqedonia e Veriut.

2. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 106-të në indeksin e perceptimit të korrupsionit me 35 pikë (rënje për 13 vende). Për dallim në vitin 2018 ka pasur 37 pikë dhe ka qenë në vendin e 95. Pra, në vend se të luftohet, korupsioni rritet. Jemi në një nivel me Mongolinë, Egjiptin dhe vende të ngjashme.

3. Projekt buxheti për vitin 2020 për të gjitha ministritë që udhëheqen nga ministrat e BDI-së parasheh buxhet ne vlerë prej 405 milionë euro, ndërsa vetëm Ministria e Punës dhe Politikës Sociale menaxhon me 800 milionë euro.

4. Frytet e rritjes ekonomike, edhe pse të pamjaftueshme nuk i shijojnë të gjithë qytetarët. Produkti i brendshëm vendor për kokë banori është më i vogël në rajonin e Pollogut me 117274 gdp/den, rajoni i Pellagonisë 304140, ndërsa Shkupi 366482.
Pra, te shqiptarët bindshëm me një diferencë të madhe.

A është ky tregues se në punësime dhe investime qoftë të kapitalit publik ose privat janë të përjashtuar shqiptarët.

5.Vendi i tretë në botë me papunësi në mes të rinjve me 44.7% (mosha 15-24 vjet), duke u radhitur pas Bosnjës dhe Afrikës së Jugut.

6. Papunësia e të rinjve sipas rajoneve oscilon prej 24% deri 52%. Duke nisur prej rajonit të Pellagonisë 22%, në atë të Lindjes me 26%, ndërsa te rajonet me dominancë shqiptare si ai i Pollogut kjo përqindje është 50% dhe Jugperendim 52%. (Burimi: Banka Botërore)

7. Rroga minimale në shtet rritet shumë më shpejtë se sa produktiviteti i tregut. Nëse në vitin 2012 këto dy kategori kanë qenë në shkallë të njëjtë, në vitin 2016 produktiviteti ka qenë më i madh se sa rroga minimale, në vitin 2019 produktiviteti është shumë më i vogël se rroga minimale në shtet. (Burimi:Ligji për rrogën minimale dhe Enti Shtetëror i Statistikave)

Aleanca për Shqiptarët- 22.02.2020