Skandali i fundit, ku njolloset lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së ka prekur shumë kontribues të kësaj lufte që jan ndier të fyer nga ky film.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë, kanë reaguar nëpërmjet  një komunikate dërguar mediave dhe ku  shprehen se: “Ndjehen të ofenduar nga skandalet e tilla të cilat prekin edhe një numër të konsiderueshëm të antarësisë sonë dhe njëkohësisht  kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendshme të jep llogari se me çfarë mjetesh e ka mbështetur këtë film me helikopterë, armatim apo dhe mjete tjera teknike”

Gjithashtu  nga aleanca kërkojnë që të bëhet i qartë viti kur është fiancuar ky film, në 2015, 2016, 2017 apo 2018,thuhet ne reagimin e ASH-së. /fol.mk