Aleanca për Shqiptarët në kuvendin e sotëm partiak zgjodhi nënkryetarët dhe kryetarin e Kuvendit.

Siç mësohet, për nënkryetarë janë zgjedhur: Garip Kaba, Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Nazim Taipi.

Ndërsa në postin e kryetarit të Kuvendit është zgjedhur Arben Fetai, i cili aktualisht është në postin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë aktuale. Në vazhdim të punimeve pritet zgjedhja e sekretarëve partiak dhe debate për zhvillimet aktuale.