Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), informon se thellësisht është e shqetësuar për situatën aktuale politike në vend, për krizën e gjatë dhe thellimin e tensioneve ndër-partiake në periudhën pas-zgjedhore.

E gjithë kjo sipas ASHAM-së, çon në komplikim të mëtejshëm të situatës dhe thellimin e ndarjeve në mesin e qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të shqetësuar për sigurin e tyre.

“Kryesia e ASHAM-së thekson se për të tejklauar këtë krizë dhe kthimin e vendit në rrugën e shtetit të së drejtës, funksionimin e sistemit gjyqësor dhe institucionve tjera, si dhe kthimi e proceseve euro-atlantike në agjendë, janë përgjegjësia më e madhe partive politike dhe drejtuesve të tyre”, thekson ASHAM.

ASHAM vlerëson se kriza politike patjetër duhet të përfundon dhe me të të përfundojn edhe të gjitha tentimet për nxitje të urrejtjes, armiqësi dhe kërcënimet nacionale, etnike apo politike.

“Të gjitha partitë politike duhet ta dënojnë këtë veprim, por jo vetëm edhe gjitha mediat duhet tju bashkangjiten. E nevojshme është të krijohet një ambient konstruktiv dhe i dialogut të frytshëm”, thotë ASHAM.