Pretendimet e Komisionit kundër korrupsionit për larje parash dhe keqpërdorim të të dhënave personale të qytetarëve, janë të pabaza, reagojnë nga Asociacioni i bastoreve sportive.

Sipas tyre, nuk mund të akuzohet për larje parash pa u sqaruar mirë kjo gjë, dhe nëse për para të paguara është llogaritur dhe paguar tatim personal, nuk mund të ketë kurrfarë keqpërdorimi.

Nga Asociacioni thonë se sistemet e tyre janë të lidhur me Sistemin informativ mbikëqyrës të Drejtorisë për zbulim financiarë, që do të thotë se ka mekanizëm efikas për kontrollin e bastoreve.