Liverpuli është shpartalluar me rezultatin 7-2 në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Premier Ligës. Një humbje katastrofike për kampionët në fuqi, të cilët u shpërfytyruan në këtë transfertë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, të kuqtë e Klop pësuan edhe 3 gola të tjerë, duke konfirmuar një mbrëmje makthi. Të 2 golat e nderit për Liverpulin i shënoi Momo Salah.

Një humbje kjo që djeg shumë. Pavarësisht se tekniku gjerman nuk kishte në dispozicion portieri Alison, si dhe Mane e Alkantara, të pësosh 7 gola nga një ekip i dorës së dytë si Aston Vila, është e pajustifikueshme!