Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një person është qëlluar në një atentat tek gjimnazi ‘Partizani’.

Edison Delia, 26-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me pistoletë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen:

Rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.