Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrm në Zhelinë, mbajti mbledhjen e degës, ku Xhenait Nafiu u zgjodh edhe shefi i shtabit komunal për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga pamjet e publikuara, vërehet qartë atmosfera e zymtë që mbretëron në degën e kësaj partie në Zhelinë. Para së gjithash mungojnë shumë aktivist dhe struktura të tëra të kësaj dege, që ishin aktive në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku kjo degë doli edhe fituese me nje rezultat shumë të ngushtë.

Për shkak të vetëshpalljes së njëanshme, pa konsultim paraprak me degën dhe strukturat e saja të kandidaturës për kryetar Komune nga ana e ish kryetarit Fatmir Izairi, mësohet se shumë aktivist, një pjesë e të cilëve kanë patur edhe ambicie për tu kandiduar vetë, tani më ja kanë kthyer shpinën Fatmir Izairit dhe thonë se nuk janë të interesuar për të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe se ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për rezultatin që do të pasojë.

Përndryshe ky është cikli i katërt zgjedhor ku Fatmir Izairi, konkuron për të fituar zgjedhjet komunale, megjithëse herën e fundit ishte humbës dhe me të drejtë nga shumë njerëz, banorë të komunës së Zhelinës konsiderohet si rikthim për hakmarrje, për shkak të humbjes së pësuar në vitin 2017.

Edhe anketat e fundit , sikur e vërtetojnë këtë atmosferë të zymtë që mbretëron në Degën e Zhelinës, ku kandidatura e Fatmir Izairit është pozicionuar shumë keq, pa shanse për të fituar.

Mbase një prej faktorëve mund të ishte rikandidimi i tij për hakmarrje, por edhe keqmenaxhimi me komunën, jo transparenca përderisa ishte kryetar komune në dy mandatet paraprake.

Sidoqoftë zgjedhjet janë shumë afër dhe më së miri është sovrani ai që do të vlerësoi se kujt do ti jepet besimi për të menaxhuar me komunën në katër vitet e ardhëshme./fol.mk