Kur kërkesa për këto makina po vjen duke u zvogëluar, Audi ka menduar që dy modele t’i reduktojë në vetëm një
Tregu i makinave me tavan të hapur, ka qenë gjithnjë i vogël dhe nuk po shkon duke u rritur, transmeton Telegrafi.
Meqenëse këto makina nuk janë të përshtatshme për të gjitha terrenet dhe kushtet atmosferike, blerësit duhet ta kenë gjithsesi edhe një tjetër. Për këtë arsye, kërkesat po vazhdojnë të bien dhe të gjithë prodhuesit e kanë problem shitjen.
Në mënyrë që ta eliminojë këtë problem, Audi ka planifikuar t’i largojë modelet TT dhe A5 në tërësi, por disa burime pranë kompanisë, pretendon se do t’i kthejë në një model të kombinuar.
Ky model pritet të ketë motor më të fuqishëm, sistem të ndërtimit që do t’ia lehtësonte peshën si dhe arkitekturë praktike. Pritet që të ketë platformë më të vogël se A5, ndërsa sipas të gjitha gjasave të emërohet A4 Cabrio. Me këto veçori, do ishte rivale e fuqishme e makinave me tavane të hapura, BMW 4 Series dhe Mercedes-Benz C-Class.
Në të njëjtën kohë, do të kushtojë për dhjetë mijë dollarë, më lirë se A5 i tanishëm. Gjithnjë sipas burimeve, thuhet se dizajni po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierë ekspertë të makinave elektrike. Që lë të kuptohet se është një hibrid me njërin motor elektrik, që mundë të elektrifikohet në tërësi kur të jetë e nevojshme.