Shoferi i një autobusi nga Maqedonia është lënduar në një aksident rrugor gjatë përplasjes me një makinë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të Shlierbahut në Austri, përcjell Fol.

Bëhet fjalë për autobusin nga Maqedonia nga kompania transportuese ‘Nasir Turs’ i cili ka qarkulluar nga Hamburgu për në Maqedoni. Për AIM nga kompania konfirmuar se shoferi 40-vjeçar ka marrë lëndime dhe është transferuar në një spital austriak. Në momentin e aksidentit në autobus janë transportuar 28 udhëtarë, të cilët nuk janë lënduar dhe kanë vazhduar rrugën me autobus tjetër.

Sipas medias lokale, në aksident ka humbur jetën shoqëruesi në makinë një burrë 25-vjeçar, shoferi i makinës është lënduar rëndë, ndërsa janë lënduar më lehtë edhe tre persona.

Sipas njohurive të para të policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur makina ka kaluar në anën e kundërt dhe drejtpërdrejt është përplasur me autobusin. /Fol/