Ministri kosovar i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi të enjten punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”.

Ministri Lekaj tha se për projektin në fjalë prej 62 kilometra punimet po vazhdojnë dhe nuk ka asnjë vonesë në realizimin e projektit dhe sipas tij, segmenti i dytë do të përfundojë në fund të vitit kurse segmenti i tretë deri në fshatin Doganaj do të përfundojë në vitin 2018.

Lekaj tha se Qeveria nuk rrezikon të marr asnjë penallti nga konsorciumi Bechtel Enka.

Drejtori i projektit Ryadh Alkhazraji tha se me ministrin e ri janë dakorduar që të vazhdojnë punën edhe më tej në realizimin e projektit sikur me ministrat tjerë.

Ai tha se punimet për realizimin e projektit po shkojnë mirë dhe sipas planifikimit. Po ashtu u tha se në realizimin e këtij projekti nuk ka pasur asnjë aksident me punëtorë.

Deri sa në anën kosovare punohet intensivisht, në anën e Maqedonisë nuk ka asnjë lëvizje konkrete, por vetëm premtime të parealizueshme të partive politike.