TV21 ishte në terren për të parë se si po zhvillohen punimet në terren për autostradën e re. Dy kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë , që duhej të përfundonin në mars të këtij viti ende nuk janë gati. Ndërkaq zv/kryeministri i parë Artan Grubi në profilin e tij në Facebook publikoi një video se si do të duket projekti përfundimtar nga kufiri gjer në qarkore, duke shtuar se tashmë janë në në fazën e përgatitjes së tenderimit. Më gjerësisht për këtë temë do të flasim në edicionin e 18:30.