Në rastin e fundit të gripit të shpendëve (gripi i shpendëve), në shkurt të këtij viti, në Republikën e Maqedonisë deri më tani nuk është konfirmuar prania e ndonjë sëmundje të shpendit apo te shpendët e egra, thonë për AIM nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përcjell Fol.

Pas informacionit mbi praninë e gripit të shpendëve në vendet evropiane dhe rajonale, AUV ka ngritur nivelin e vëmendjes.

”Më 15 tetor AUV filloi me kryerjen e aktiviteteve të mbikëqyrjes së “gripit të shpendëve” në Republikën e Maqedonisë, e cila çdo vit realizohet duke marrë gjak ng pulat dhe zogjtë e egër për të përcaktuar praninë e mundshme të gripit të shpendëve”, thonë nga AUV. /Fol/