Për ta përmbyllur procedurën gjyqsore para se të shqiptohet vendimi, fjalët përfundimtare në gjykatë po i thotë mbrojtja e të akuzuarës së dytë, Katica Janevës, njofton Shenja.

Avokati Delo Kadiev thotë se klientja e tij Janeva nuk ka marrë e as pranuar para nga familja Kamçev.

“As Kamçev dhe as bashëshortja e tij në asnjë moment nuk kanë thënë se Janeva ndonjëherë u ka kërkuar para për shpëtim nga hetimi më i madh financiar i bërë deri tani. Në fakt Kamçev e tha pikërisht të kundërtën.

Argument për këtë është se hetimi edhe sot e kësaj dite nuk është i mbyllur, pasaportat ende i ka gjykata, ndërsa Kamçev me asnjë gjë nuk ka qenë i privilegjuar, perveç asaj që Gjykata Supreme e ka lëshuar në paraburgim shtëpiak”.

Më tej Kadiev ka vërejtje tek provat në të cilat bazohet akuza. Sipas tij provat e siguruara janë bërë në mënyrë të paligjshme.

“Provat që janë siguruar për këtë lëndë janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Ato janë inçizime telefoni të bërë fshehurazi nga Jordan Kamçev dhe disa fotografi që janë bërë nga Boki 13 që poashtu janë bërë pa dijeninë e saj. Sigurimi i provave në këtë mënyrë në të ardhmen nuk duhet lejuar”.

Avokati Kadiev pothuajse prej dy orësh po flet për lëshimet që sipas tij i ka bërë prokuroria në këtë lëndë, si tek ngritja e padisë, provat e siguruara, dëshmitarët e thirrurr. Më tej para gjykate u shpreh se ata si mbrojtje asnjëherë nuk i morën inçizimet e Kamçevit dhe kjo shton ai, është lëshim i prokurorisë dhe i gjykates.

Pas tij, fjalët përfundimtare duhet ti thotë edhe avokatja e dytë e Janevas Irena Fërçkovska, për ti lënë radhën ish shefes së PSP-së e cila duhet ta përmbyll mbrotjen.