Edhe në këto zgjedhje lokale ashtu si edhe në disa cikle të kaluara zgjedhore përsëriten  problemet e para rreth parashtrimit të listave zgjedhore, ku dy formacione politike garrojnë me të njëjtin emër. Në zgjedhjet 15 tetorit dy Aleanca për Shqiptarët do të kërkojnë votën e qytetarëve. Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Ziadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga njerëz me të kaluar të dyshimtë që nuk dihet për interesa të kujt punojnë (Uniteti, RDK).

Në lidhje me rastin në fjalë sot u deklarua edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët z Elmi Aziri, i cili ndër të tjera për tv Alsat   tha:

“Është një tendencë jo njerëzore e dy personave që përfaqësojnë dy subjekte të ashtuquajtura politike, të ndihmuara nga shumë subjekte dhe organe tjera. Tentativa kryesore është që të përçahet vota e shqiptarëve, të krijohet konfuzion dhe amulli me qëllim që të ndalet përqafimi që shqiptarët i bëjnë Aleancës për Shqiptarët. Realisht ky nuk është sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët por është sulm ndaj shqiptarëve – deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Aziri poashtu shton se subjekti të cilit ai i takon do të ndërmerr masa juridike deri tek Gjykata Administrative dhe KSHZ-ja.