8 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Prill, 2026
BallinaLajmeAzizi: BDI po kundërshton atë që vetë e kërkoi – çfarë fshihet...

Azizi: BDI po kundërshton atë që vetë e kërkoi – çfarë fshihet pas këtij qëndrimi?

Në një reagim të fortë politik, Adnan Azizi ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e BDI, duke kujtuar se kjo parti në vitin 2023 kishte kërkuar vetë heqjen e Qeverisë teknike.

Ai theksoi se edhe lideri i saj, Ali Ahmeti, ishte pajtuar në takimin e fundit politik për këtë ndryshim, duke e bërë kundërshtimin aktual të pakuptimtë dhe kontradiktor.

Fjalimi i plotë:

Ne si grup parlamentar i VLEN-it e kemi bërë të qartë mbështetjen tonë për herjen e Qeverisë teknike. Ashtu siç janë marrë vesh liderët në takimin e fundit politik, ku kishte përfaqësues edhe nga opozita, të cilët u pajtuan me këtë propozim.
Por, më lejoni që në pika të shkurtra ta arsyetoj qëndrimin tonë.

Qeveria teknike është mbetje e një të kaluare të zymtë, kur besimi ishte aq i ulët, kriza aq e thellë dhe polarizimi aq i madh sa nuk kishte besim te qytetarët se një Qeveri politike mund të organizojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ishte një zgjidhje e jashtëzakonshme në rrethana të jashtëzakonshme.

Ishte rrjedhojë e politikave të dëmshme të BDI-së, Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit, Artan Grubit, bashkë me miqtë e tyre Gruevski e Mijallkov, që e rrënuan besimin e institucioneve dhe e shkatërruan imazhin e shtetit te ndërkombëtarët.

Fatmirësisht, kjo kohë ka kaluar.
Vendi jeton në një realitet komplet tjetër. Jemi anëtar i NATO-s, vend aspirant për anëtarësim në BE, kishim rotacion dinjitoz të pushtetit dhe klimë relativisht demokratike. Zgjedhjet e fundit lokale ishin më të mirat në historinë e shtetit, sipas vlerësimit të të gjithë faktorëve politikë, por edhe OSBE-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë argument për të vazhduar me masën e përkohshme si Qeveria teknike.
Në veçanti nuk e kuptoj kundërshtimin e BDI-së ndaj kësaj nisme.

Si e para, heqja e Qeverisë teknike do të vlejë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pa paragjykuar se kush do të jetë në pushtet, e kush në opozitë. A është kaq e sigurt BDI-ja që do të jetë edhe gjatë në opozitë, e prandaj e kundërshton këtë nismë?

E dyta, kryetari i tyre Ali Ahmeti u pajtua për heqjen e Qeverisë teknike në takimin e fundit mes liderëve.

E treta, po kjo BDI kërkoi heqjen e Qeverisë teknike në vitin 2023. A u konsultua me ndërkombëtarët kur e bëri këtë kërkesë në vitin 2023?

Dhe e katërta, në Qeverinë teknike nuk propozon ministra opozita shqiptare, sepse kështu kishte pranuar BDI-ja në vitin 2015. Pse mërzitet tani Ali Ahmeti kaq shumë për heqjen e Qeverisë teknike, kur nuk ndryshon aspak balancat mes forcave shqiptare?

Prandaj, vlerësoj se është e udhës që të gjithë, bashkërisht, të tregojmë maturi politike dhe ta përkrahim heqjen e Qeverisë teknike, e cila është ofendim për një vend të pjekur dhe demokratik.

Le të vlejë kjo pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pa prejudikuar se kush do të jetë në pushtet, e kush në opozitë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments