Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sonte ka mbajtur Konventën Themeluese të degës rajonale të Gostivarit. Në këtë konventë kanë qenë prezent qindra të rinj të cilët kanë votuar për organet drejtuese të rinisë.

Në këtë konventë ka folur edhe sekretari organizativ i Lëvizjes BESA Adnan Azizi i cili ka thënë se prej në kohën e Xhem Hasës e deri më sot Gostivari ka qenë opozitar, duke thumbuar kështu ASH-në e Arben Taravarit e cila është bërë pjesë e qeverisë. Azizi ju drejtua ASH-së duke i thënë se Gostivarit ia lypët votat për ta rrëzuar BDI-në dhe jo për ta shpëtuar atë.

Kryetar i FR – BESA në Gostivar është zgjedhur Drilon Fejzullai.