Babi im ka punuar prej 40 vjet këtu, unë tani këtë kohë kamë punuar këtu, më herët kamë punuar në firma private, kam prej 10 vjet përvojë pune dhe tani më nxjerrin prej pune. 01 05 Nuk di ku të shkoj, po përveç babës tim këtu ka punuar edhe babagjyshi im”, thotë Dehari.Dehari është gjenerata e tretë e familjes që ka punuar tek “Transporti i hekurudhave”.

Atij i ka skaduar kontrata dhe tani rrezikon të mbetet pa punë.

Dëshira e tij është që të vazhdojë të punojë në vendin ku ka punuar babai dhe gjyshi i tij.

“Po kam dëshirë me punu, nuk dua as post më të lart, por vetëm këtë pune që e kamë bërë deri tash”, shton Dehari.

Edhe 31 punëtorëve tjerë, të cilëve u ka skaduar kontrata në vepër, druajnë se do të mbesin pa punë.

Ata pretendojnë se kjo është hakmarrje politike, pasi tani me ketë drejtori tani drejton kuadër i Besës, ndërsa paraprakisht ishin pranuar nga Orhan Murtezani, kuadër i Alternativës.

Ata mblodhën para hyrjes kryesore të Transportit të Hekurudhave për të shprehur revoltën.

“Drejtori i Lëvizjes Besa, tani të shkrirë në LSDM, vazhdon të hakmerret politikisht ndaj punonjësve të hekurudhës, të cilët janë të pranuar në periudhën e ish drejtorit Orhan Murtezani”, thotë një protestues.

“Kjo është hakmarrje politike e drejtpërdrejt. Ky Atnani e ka marr guximin edhe ushtarët e UÇK-së ti largoj nga puna”, shton një proestues.

Protestuesit kanë kërkuar takim me drejtorin por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Drejtori i “Transportit të Hekurudhave” Adnan Azizi thotë se të gjithë të punësuarit të cilëve u ka skaduar kontrata le të aplikojnë dhe do të shqyrtohen të gjitha aplikimet.

“Kemi të bëjmë me 32 punëtorë, që kanë qenë me kontratë të punësuar, nga 12 shkurti dhe kontrata u ka përfunduar. U përfundon me 31 të këtij muaji respektivisht u përfundon nesër.

Edhe këtu dua të sqaroj ne si drejtori as unë personalisht nuk e kamë përjashtuar askënd nga puna as nuk ia kam ndërprerë kontratën. Ne kemi konstatuar gjendjen në bazë të kontratës dhe marrëveshjes e cila është bërë paraprakisht, tani po flasim për një konkurs të ri që është i hapur dhe i barabartë me kushte të njëjta për të gjithë aplikantët”, tha Adnan Azizi – drejtor i Transportit të Hekurudhave.

Protestën e punëtorëve, drejtori i Hekurudhave Adnan Azizi e quan si të nxitur politikisht. Ai tha se për momentin është hapur konkurs për 32 punësime, ndërsa kanë konkurruar 107 kandidatë.