Janko Bacev edhe njëherë nuk u përmbajt duke përdorur fjalë fyese edhe atë para kamerave televizive. Ai mbrëmë bashkë me Filip Petrovskin dhe disa persona tjerë, Sashe Vasilevskit ia dorëzuan në shtëpinë e tij një listë me kërkesa për të mos votuar ndryshimet kushtetuese. E fjalën e parë fyese si zakonisht e ka “shiptari”.

“Shefi yt i Kuvendit cilin flamur e mban në zyrë? Unë isha në rrugë, kurse shefi yt në institucioni zyrtar. Më përgjigj për shefin tënd? Ai ishte flamuri shqiptar! Çfarë i ke thënë? Më ngadalë! Unë kam mbajtur flamurin maqedonas dhe rus si parti se një përcaktim të tillë, por në rrugë.”

Me ton të ashpër ndaj Vasilesvskit u shpreh edhe Filip Petrovski.

“Ku ishit për 11 muaj? Ne ishim në rrugë! Ku ishit? Ne ishim në rrugë gjatë gjithë kohës.

Na falni ju lutem.

Ju bëjmë thirrje që nga muaji shkurt që të jepni dorëheqje që mos të vini në situatë për të ndryshuar emrin kushtetues.

Më ngadalë.

Jep dorëheqje nëse nuk mund t’i mbahesh presioneve?”

“Përmbahuni, e dimë që keni presione, edhe në burg nëse shkoni, mund të dilni nga burgu.

Të Lutem mos e ndryshoni emrin, mos e fshini ASNOM-in ju lutem!

Tani do të ndryshohen punët, të gjithë do të jeni të lirë, ata ju gënjejnë me 15 vjet burg.

Nuk jemi patriot të rrejshëm, gjithë vitin jemi në rrugë.”

Ndërsa deputeti Sasho Vasilevski, me që nuk dëgjonin shpjegimin e tyre, iu është përgjigjur me një letër mbrëmë vonë. “Unë e shtypa butonin e gjelbër pa presion dhe nuk më shqetëson ndërgjegjja për këtë. Kjo është për shkak se patriotizmi i rrejshëm që nga mundon për 30 vite, ta lëmë prapa. Maqedonia ka një rrugë, ndërsa ajo është BE dhe NATO”, theksoi Vasilevski.

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Baçev, dje ka qenë i thirrur në pyetje në stacionin policor për shkak të konferencës se ka kërcënuar deputetët se ata nuk do të arrijnë deri te kufiri nëse ata votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe ku i ka akuzuar ata për marrje të ryshfetit prej 2 milionë euro për çdo deputetë./TV21/