Ambasadori amerikan Xhes Bejlli përsëriti edhe një herë se sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë parakushtet kryesore që Maqedonia të jetë e zhvilluar dhe pjesë e strukturave euroatlantike. Para studentëve të UEJl-së ku ligjëroi për luftën kundër korupsionit Bejlli tha se korrupsioni duhet luftuar nga të gjithë dhe se për një gjë të tillë nevojitet vullnet i fuqishëm i drejtuesve politik.

Korupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti, i dobëson institucionet, zvogëlon dhe dobëson ekonominë, ndërsa në rastin e Maqedonisë cenon zhvillimin normal të procesit e bashkërenditjes së saj kah strukturat euroatlantike. Në thelb gjithçka ju përket qytetarëve që të zgjedhin të mos jenë pjesë e rrethit korruptiv, sepse sipas informacioneve nga përfaqësuesja e UNDP Luiza Vinton, 30% e mitmarrjes është ofruar nga qytetarët, pa mos u kërkuar nga dikush- deklaroi ambsadori i SHBA-ve Xhes Bejli.