Pas disa denoncimeve të banorëvë te Vizbegut në media të ndryshme, ende nuk ka asnjë levizje për rregullimin e rrugës. Disa banorë të lagjes Vizbeg së fundmi kanë denoncuar ne portalin se kushtet në këtë fshat janë përkeqësuar edhe më shumë.
Në këtë fshat ka rrugë qe nuk janë meremetuar gati 20 vite, edhe pse gjendet disa kilometra larg qendrës së Shkupit.
Më problem kemi kur fillon stina e vjeshtës dhe e dimrit pasi rrugët mbushen me baltë dhe bëhen të pakalueshme, denoncojnë banorët e Vizbegut.
Problem tjetër i Vizbegut është mospasja e një shkolle fillore, të gjithë nxenësit detyrohen të ecin në këmbe afër 2 kilometra deri te shkolla “26 Korriku” e cila gjendet në lagjen e Shuto Orizares.
Kësaj lagje nuk i kanë të mbaruar problemet pasi gjatë verës ujë për pije nuk ka dhe ato detyrohen të blejnë atë.
Gjithë problemi vjen pasi kjo lagje gjendet në komunen e Butelit, komunë e cila dhe është administruar gjithmonë nga pala maqedonase dhe asnjëherë nuk ka pasur interesim për këto banorë.