Tifozët e Barcelonës po numërojnë mbrapsht për rikthimin e madh të Leo Mesit. Pak ditë pas raportimeve nga Katalonia që flisnin për një marrëveshje fillestare mes dy palëve, katalanasit duket se tashmë kanë kaluar në nivelin tjetër.

Sipas një raportimi të gazetarit spanjoll, ZHoan Fontes, Barcelona tashmë ka përpiluar kontratën me “La Pulga”, e cila do të zgjasë dy vjet dhe do të jetë e vlefshme nga vera e vitit 2023, duke konfirmuar zërat për mirëseardhjen e yllit argjentinas në “Camp Nou”.

Ndaj duket se një “thriller” i nisur që në fillim të sezonit do të ketë një fund të lumtur, pavarësisht deklaratave të fundit të trajnerit të skuadrës, Çavi, i cili donte të fokusohej te fitimi i kampionatit. Kujtojmë se Lionel Mesi ishte para disa ditësh në Barcelonë me familjen dhe kishte darkuar me bashkëlojtarët e vjetër.