Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një video-mesazh deklaroi se çdo projekt, program dhe politikë e qeverisë së Edi Ramës është mashtrim.

Basha tha se gjithçka që ka premtuar dhe ka thënë Rama ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja”, shkroi Basha në Facebook.