Anulimi i golit të Lionel Messit në ndeshjen ndaj Valencias nga gjyqtari Iglesias Villanueva, është kryetema më e përfolur në Spanjë.

Në minutën e 30-të topi kaloi vijnë e portës së Netos, por gjyqtari nuk e pa gjithë këtë dhe nuk e pranoi golin.

Normalisht që lojtarët e Barçës filluan me ankesa dhe pastaj kjo u bë temë edhe në tunelin e stadiumit në pushimin e pjesës së parë.

Mbrojtësi i Valencias, Jose Luis Gaya, e pyeti Sergio Busquetsin, se a ishte më të vërtetë topi brenda vijës.

Gaya: “U fut shumë apo çka?”, Busquets: “Ishte brenda pothuajse një këmbë”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, golin për Barcelonën e shënoi Jordi Alba pas asistimit nga Messi.

Vlen të theksohet se klubi katalunas vazhdon të jetë i pamposhtur këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/