Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili është për vizitë zyrtare në Tiranë, sot u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
“Presidenti Meta e përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, duke vlerësuar se ky është një hap përpara në demokratizimin dhe përforcimin e rrugës integruese të Maqedonisë”, qëndron në kumtesën nga kabineti i Metës.
Presidenti i Shqipërisë e theksoi rëndësinë e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit midis shqiptarëve dhe maqedonasve në dobi të integrimit euroatlantik të vendit.
Në takim, presidenti Meta e theksoi angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.