Bayern Munich nuk është si skuadrat tjera në Europë që i përkulen parasë, ka thënë presidenti Uli Hoeness.

64 vjecari u detyrua të largohet nga posti i presidentit më 2014 kur u dënua me disa muaj burg për evazion fiskal, por mbeti figurë e rëndësishme në skuadër, ndaj u rizgjodh në post muajin e shkuar.

Dhe ndërsa një pjesë e skuadrave europiane janë bërë pronë e miliarderëve të ndryshëm, Hoeness është krenar me organizimin e Bayern.

“Bayern nuk është si skuadrat tjera të Europës, që përkulen para shumave të mëdha”.

“Paraja është e rëdnësishme, por nuk duhet të të ndërrojë”.