Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit është kundër hapjes së rasteve të montuara politike ndaj shqiptarëve. Kërkesa e Aleancës për Shqiptarët dhe Ziadin Selëa që rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve të shqyrtohen dhe të rigjykohen nuk ka gjetur mbështetje nga BDI dhe Ali Ahmeti. Arsyetimi mësohet të jetë gjoja se është herët dhe se më e rëndësishme tani për tani është integrimi i vendit në NATO.

Megjithatë, Aleanca këmbëngul se këtë proces so ta çojë deri në fund ashtu siç bëri edhe me Ligjin e Gjuhës Shqipe dhe drejtësia të shkojë në vende. Sipas ASH, ka fakte të të mjaftueshme që procedura të rikthehet në gjykim dhe shqiptarët e disa rasteve të montuara të shpallen të pafajshëm dhe të dëmshpërblehen për vitet e vuajtura të burgimit.

Sela këmbëngul që përveç lirimit dhe dëmshpërblimit të atyre që vuajnë burg pa faj, të dënohen dhe të nxirren para drejtësisë të gjithë ata që kanë montuar apo kanë lidhje me montimin e këtyre rasteve, mes tyre Monstra, Sopoti, Kumanova etj./fol.mk/