Bashkimi Demokartik për Integrim është distancuar nga deklarta e deputetit Branko Manjallovski për miratimin e një ligji sa më të shpejt për komunitetin “LGBT-homoseksualët”.
Nga BDI thonë se janë absolutisht kundër dhe se ky është qëndrim personal i deputetit. “Jemi apsolutisht kundër dhe deklarata e Manjallovskit është qëndrim personal i tij” thonë nga BDI për TetovaSot.
Ndryshe deputeti Branko Manajllovski ka kërkuar legalizimin e martesave mes homoseksualëve në Maqedoni. Kërkesën e tij deputeti Manjallovski i cili ka jetuar tërë jetën në SHBA e adresoi gjatë mbledhjes së Komisionit për sistem politik. Sipas tij të gjitha vendet e botës kanë aplikuar një masë të tillë si e drejtë themelore e njeriut.