58 orë në karantinë, për këtë uikend për shkak të dy festave Bajramit dhe Kirilit dhe Metodit që do të fillojë të shtunën ora 19 deri të martën ora 5 të mëngjesit.
Qytetarët edhe kësaj rradhe do të futen në një izolim total bashkë me orën policore, gjë që  edhe njëherë vërtetohet  se BDI është e pafuqishme dher nuk e pyet kush në Qeveri.

Ky vendim i Qeverisë, që pritet së vërtetohet gjatë ditës së sotme, nga shumë qytetarë konsiderohet si një manipulim idukshëm politik .

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se arsyeja e karantinimit është “mosbindja “e popullësisë.

Sipas tij rritja e numrit të diagnostikuar rishtas nga Covid 19 ishte për shkak të tubimeve familjare që kanë ndodhur ditët e fundit. Prandaj, një masë e tillë e rreptë do t’i bënte qytetarët të bindur u shpreh ministri Filipçe.

Nga ana tjetër, si një zgjidhje eksperte, menjëherë pas karantinës nga e shtuna deri në të martën, Filipçe njoftoi hapjen e kafeneve, sepse me karantinën, me siguri konsiderohet se epidemia do të përfundojë, kështu që nga e marta, qytetarët do të jenë në gjendje të shoqërohen në objekte hotelierike.

Dhe natyrisht, pas hapjes së kafeneve , qytetarët do të duhet të ndjehen të sigurt për zgjedhje të shpejta parlamentare.

Nga larg lexohet se karantina është një masë e dukshme politike, sepse nuk ka asnjë logjikë, menjëherë pas karantinës për tu hapur kafenetë, restorantet dhe mjedise të ngjashme, vende ku ka sigurisht grupime, të cilat në kushtet e një epidemie janë të ndaluara.
Dje, Ministri Filipçe theksoi se pasi të hapen ambientet e objekteve hotelierike javën e ardhshme, do të shqyrtohet shkurtimi i orës policore .
Pra, a do të duhet që karantina e ardhshme të sigurojë kushtet për relaksim të plotë të masave të marra në këtë situatë krize?

Realiteti është krejtësisht ndryshe sepse Maqedonia e Veriut akoma është në listën e lartë për nga vdekjet nga Koronavirusi në rajon.

Numri i të prekurve është i ngjajshëm që kur ishte piku i epidemisë.Vetëm mbrëmë kanë vdekur katër persona ndërsa kishte 19 të prekur nga Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë prekur 1.858 persona.Prej tyre janë shëruar 1.367 ndërsa kanë vdekur 110 persona.