Nga Omer AJDINI
BDI-ja është e dështuar në ofertën e saj politike dhe programore. Oferta e BDI-së “t’i themi “Po” Evropës” për shqiptarët është sikur të dhezësh një qiri në mes të ditës. E pakuptimtë që popullit më pro-eveopian t’i shesësh atë për të cilën nuk ka dilemë!

BDI-ja është e dështuar në ofertën e saj kadrovike: thanë që kanë bërë reforma të brendëshme dhe se 98% e strukturave janë të reja, ndërsa sot kthehen dhe na thonë t’i votojmë veteranët e dështuar si Sadulla Duraki, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.

BDI-ja është parti e rrënuar në strukturën idealiste sepse ka mbetur si një skelet që qëndron në këmbë me klientelë, shantazh dhe kërcënim.

BDI-ja është organizatë e prishur në moralin e saj politik sepse mban mbi supet e saja dështimet më të dhimbshme kolektive në dy dekadat e fundit: sistemin e (pa)drejtësisë, arsimin e rrënuar e pa libra, papunësinë dhe migrimin, etj.

Demokracia është funksionale vetëm atëherë kur dështaku dhe hajduti ndëshkohet. Populli duhet t’i përdor zgjedhjet për ta ndëshkuar këtë organizatë kriminogjene dhe të dështuar.
#stopDUIngbusiness