Gazeta maqedonase “Dnevnik” raporton se BDI është tepër e revoltuar tej mase nga deklarata e liderit Zaev se vetëm me “politikanë shqiptarë të ndershëm” do të hyjë në bisedime për koalicionin e ardhshëm qeveritar me kusht që LSDM të fitonte zgjedhjet në prill 2016.

Kjo  e përditshme shkruan se deklarata e Zaevit është drejtë për së drejti përzierje në punët e brendshme të bllokut politik shqiptar pasi Zaev i inkurajon partitë e vogla shqiptare të participojnë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe merreni me me mend, partneri i Gruevskit dhe Mijallkovit, BDI-ja, ka mbetur të thotë se kjo është një tendencë negative e Zaevit që të humbet vlera e votës shqiptare.

Rrjedhimisht mund të konkludohet se sipas logjikës së BDI-së, çdo shqiptar që nuk është me Gruevskin dhe Mijallkovin, paraqet rrezik për shqiptarët, partia që nga shumë analistë vlerësohet si pasuese e ideologjisë së Rrahman Morinës, ka fytyrë të krahasojë dikë me “shqiptarët e ndershëm të komunizmit” (të cilët fundja nuk u kanë shkaktuar aq shumë dëme shqiptarëve, sa u janë shkaktuar gjatë pushtetit të BDI-së: Sopot, Radushë, Lagja e Trimave, Gjorçe Petrov, Shkupi 2014, etj.etj.), raporton Lajm.

Ndryshe te shumë shqiptarë me simpati është pritur deklarata e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili tha se se nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve për formimin e qeverisë ku aktorët kryesorë janë liderët shqiptarë, kryetari i BDi-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Sipas kreut të LSDM-së, Zaev dy liderët shqiptarë dyshohet se janë të “inkriminuar”.

“Koha e përzgjedhjes së shqiptarëve të ndershëm si në kohën e komunizmit kaloi. Kjo çështje është absolvuar edhe në vitin 2008 dhe kthim prapa nuk ka. Se kush do ti përfaqëson shqiptarët në qeveri vendosin vetëm shqiptarët. Çdo tentim që të nënçmohet vullneti i cilës do qoftë bashkësi etnike është nënçmim dhe ofendim për vetë bashkësinë etnike. Askush e aq më pak Zaev nuk mund të vendos se kush do ta udhëheqë BDI dhe me kë do të bisedojë, apo ai e ka atë mundësi”, kanë thënë nga BDI-ja. Sipas “Dnevnik”-ut në grupin e të “ndershmëve” nuk është Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Tahir Hani, Blerim Bexheti, Xhevat Ademi.

Gjithnjë sipas kësaj gazete, BDI ka edhe një propozim – që Zoran Zaev me vete ti marrë edhe Lëvizjen Besa, RDK-në dhe Lëvizjen e Ziadin Selës. “Edhe Zaev edhe Gruevski në kuadër të LSDM-së dhe VMRO-së kanë koalicione parazgjedhore ku marrin pjesë më shumë se 10 parti. Zaev le ti merr partitë e vogla shqiptare në koalicionin e vet, por Zaev duhet ta ketë të qartë se ata vota të atyre partive nuk janë shqiptare, por janë vota në kuadër të koalicionit të tyre. Për shqiptarët në qeveri do të vendosin kryesisht shqiptarët”, thonë nga BDI për gazetën “Dnevnik”./Lajmpress