Ethet e zgjedhjeve presidenciale i kanë kapluar të gjitha partitë politike në Maqedoni. Në këtë situatë  në “siklet”  më të madh ndodhet BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila thuajse është vendosur për “muri”  për shkak të prishjes së raporteve brenda koalicionit me LSDM-në e kryeministrit Zaev.

Me gjithë insistimin e BDI-së  për të nxjerr një kandidat të përbashkët sipas shijeve të tyre, si duket kjo nuk do të realizohet pasi që brenda vetë LSDM-së ka mospajtime.  Për më tepër  janë vetë krerët e  LSDM-së , që nuk pranojnë diktat nga jashtë.

Brenda tyre mbizotëron bindja se dalja eventuale me   kandidat të për përbashkët sipas diktatit të BDI-së, ka  rrezik që të ketë reagim në masë të shqiptarëve, për të bojkotuar zgjedhjet. Andaj sipas tyre më mirë do të ishte për LSDM-në që kjo e fundit të dalë me kandidatin e tyre por që do të ishte i pranueshëm edhe për shumicën e shqiptarëve e jo vetëm për elektoratin e e BDI-së.

Në këtë situatë brenda kampusit të BDI-së, janë duke kërkuar alternativë për të dalur nga kjo “rrugë qorre” ku janë futur. Andaj si alternativ përveç presionit që janë duke ushtruar ndaj LSDM-së, me flirtin e hapur me VMRO-DPMNE -në, ku në masë janë duke keqpërdorur punën e Kuvendit me  lojën që zhvilluan në  marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, në BDI mendojnë si alternativë tjetër edhe daljen në zgjedhje si e vetme, kur tashmë opozita shqiptare ka paralajmëruar se do të kandidojë me kandidat shqiptar.

Jorastësisht nëpërmjet mediumeve   të kontrolluara nga BDI  jo më larg se dje liferuar lajmin se do të dalin me Talat Xhaferin si kandidat më të besueshëm dhe më autoritativ i cili mund  të ju siguroj më shumë vota në matjen e forcave me partitë politike shqiptare në vend.

Në funksion të kësaj edhe  teatri i mbrëmshëm me  seancën e Kuvendit të thirrur në orët e vona, për ti hequr imunitetin deputetit Trajko Veljanovskit, si duket ishte skenar i menduar nga skenaristët, tashmë të njohur këto 17 vite.  Në njërën anë t’i dërgojnë porosi LSDM-së, se këta kanë alternativë tjetër, kurse nga ana tjetër t’a paraqesin Talat Xhaferin si ” Heroin e mbrëmjes”, me idenë për ta promovuar si të fortin e BDI-së, në kandidimin eventual të këtij të fundit.

© fol.mk