Deri sa në BDI-në po  bisedohet rreth formimit të qeverisë dhe për pesë opsionet e mundshme. Pas publikimit të lajmit se një pjesë e gazetarëve para selisë së VMRO-DPMNE-së janë lënë jashtë në të ftohtë, në pritje të shpalljes së marrëveshjes me BDI-në , krejt e kundërta ndodh  në selinë e BDI-së. Këta të fundit  si duket nga lajmi i “hidhur” që duhet të kumtojnë pas pak se BDI hynë në marrëveshje të re me VMRO-në, sado pak për të përmirësuar imazhin e vet  dhe për tu mbrojtur nga lajmet që do përcjellin gazetarët janë munduar ti “koruptojnë” me  pizza gazetarët e pranishëm brenda selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Recicë, që   vazhdojnë të qëndrojnë me orë të tëra për të mësuar se cila do jetë vendimi i kryesisë së BDI-së…